Please enter at least 3 characters.

Ndoshta kjo është Krishtlindja e juaj e fundit: Urim që se keni dëgjuar ndonjëherë nga një president (Video)

2016/12/duterte-viral-ad.jpg

Rodrigo Duterte, presidenti kontrovers i Filipineve, që nga ardhja në pushtet njihet për politikat e tij të përgjakshme kundër vartësve të drogave.

Dhe së fundmi, përcjell Telegrafi, ai u ka bërë një “urim të veçantë” përdoruesve dhe shitësve të drogës, për Krishtlindje.

“Unë jam vetëm njeri, dhe për këtë arsye i uroj Gëzuar Krishtlindjet, tregtarët e drogës, hajdutët, kriminelët e korruptuar dhe ata që ua kanë vështirësuar jetën filipinasve të zakonshëm. Nëse ju nuk ndaloni (së shituri drogë) dhe dhuna vazhdon, kjo do të jetë Krishtlindja e juaj e fundit”, ka thënë Duterte. /Telegrafi/