Please enter at least 3 characters.

Ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit

Afrimiteti mes Dolces dhe Lim Hotit është vënë re tejet shumë në këto dy ditët e fundit.

Dyshja janë parë duke kërcyer e qëndruar pranë njëri-tjetrit mjaft shumë, gjë që ka pasur edhe spekulime.

E pas spektaklit të së hënës, ata kanë shkëmbyer puthjen në parë në buzë.

Foto: YouTube

Kjo ka bërë bujë shumë të madhe pasi Limi ka pak ditë që është futur në shtëpinë e Big Brother.

Ai njihet si ish-partneri i Alba Pollozhanit, me të cilën siç tha ka mbyllur historinë prej muajsh.

Foto: YouTube

Edhe pse banorja nuk e ka pranuar një gjë të tillë, pasi u shpreh se komunikimi i tyre ka vazhduar edhe për shumë kohë.

Megjithatë, mbetet për t'i parë risitë që do të jenë këtë kohë në Big Brother, në kuadër të kësaj historie. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com