Please enter at least 3 characters.

Ndezi të dashurin për së gjalli, flakët provoi t’i shuante në formë shumë të pështirë (Foto)

2017/07/Ndezi-të-dashurin-për-së-gjalli-flaket-provoi-ti-shuante-ne-forme-shume-te-peshtire-foto.jpg

Leigh Ann Sepelyak nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara, e ka lyer me benzinë të dashurin Grady Spencer Ill dhe i ka vënë flakën.

Por, 38-vjeçarja është penduar dhe ka provuar të shuate zjarrin, duke i hedhur sipër një kovë me urinë të cilën e përdorin në mungesë të tualetit.

Sepelyak që i vuri flakën të dashurit

Familjarë që jetojnë në të njëjtën shtëpi, kanë dëgjuar britmat e tij dhe janë vënë në ndihmë, ndërsa e kanë dërguar më pas në spital.

Derisa viktima po trajtohet për 35 për qind të djegieve në pjesën e poshtme të trupit, ajo po qëndron në mbajtje nën akuzën për tentim vrasje dhe zjarr vënie të qëllimshme. /Telegrafi/