Please enter at least 3 characters.

Ndeshjet e radhës në turneun e CS:GO – BLAST Paris Major

2023/05/bits1mple-scaled.jpg

Po vazhdon gara në Majorin e CS:GO që po mbahet në qytetin e Parisit.

Skuadrat më të mira të botës janë duke garuar për një grup çmimesh prej 1.250.000 dollarësh në turneun më të madh të CS:GO – BLAST Paris Major.

Pjesë e këtij turneu është edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, të cilët do të përballen me ekipin FaZe në ndeshjen e radhës.

Për momentin është duke u zhvilluar faza “Legends Stage” dhe deri më tani vetëm dy skuadra kanë kaluar tutje në fazën tjetër “Champions Stage”.

Tetë skuadrat më të mira do të kenë mundësinë të kalojnë në “Champions Stage” dhe të luajnë përballë publikut.

Ndeshja të tjera interesante do ta zhvillohen nesër (e hënë) në turneun BLAST Paris Major, më poshtë i gjeni oraret e tyre.

11:30 ENCE – NIP11:30 FaZe – Bad News Eagles15:30 fnatic – G215:30 Monte – Na’Vi19:30 Liquid – Into the Breach19:30 Apeks – GamerLegion

/Telegrafi/