Please enter at least 3 characters.

Ndërtoi veturën më të veçantë në botë - më e ngushtë edhe se karrocat e supermarketit

Ndërtoi automobilin më të ngushtë në botë - është më i ngushtë edhe se karrocat e supermarketit.

Pas disa prerjeve ekstremë të veturat si Fiat Panda, tani kemi një projekt të çuditshëm nga një pasionant i automobilave - një automjet që autori e quan “automobili më i ngushtë legal në botë”.

Bëhet fjalë për një Ford Festiva, model i njohur edhe si Mazda 121 ose në disa vende si Kia Pride, i modifikuar rrënjësisht deri sa të duket pothuajse i panjohur.

Sipas krijuesit, kjo makinë është aq e ngushtë sa tejkalon edhe gjerësinë e karrocave standarde për blerje në supermarket.

Videoja e këtij projekti është bërë virale, duke grumbulluar miliona shikime dhe duke ngjallur reagime të ndryshme - nga habi e entuziazëm te komente humoristike në rrjetet sociale.

Edhe pse kjo prerje është ekstreme, vetura ende funksionon: mund të lëvizë, mund të drejtohet dhe plotëson kriteret për të qarkulluar në trafik, por duket se është shumë pak praktikë për përdorim të përditshëm. /Telegrafi/