Ndërprerje të ujit në fshatin Shtrubullovë të Drenasit
13/11/2025
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e fshatit Shtrubullovë në komunën e Drenasit mund të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga një intervenim teknik për sanimin e gypit FI 225, përcjell Telegrafi.
Furnizimi me ujë do të rifillojë sapo të përfundojnë punimet dhe problemi të zgjidhet.
KRU “Prishtina” i kërkon konsumatorëve mirëkuptim për këtë situatë dhe garanton se ekipet teknike janë në terren për të zgjidhur ndërprerjen sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/


