Please enter at least 3 characters.

Ndërprehet stërvitja e zhytjes, uji i zi ndërron erën dhe ngjyrën e ujit të pishinës (Foto)

2016/08/rio-1-2.jpg

Një zhvillim i pabesueshëm ka ndodhur në një prej pishinave olimpike të Rio 2016.
Zyrtarë të lojërave olimpike konfirmuan se mbyllën pishinën e zhytjes të premtën, teksa tentohet të gjendet një zgjidhje, pasi uji u bë i gjelbër në ditën e dytë të garave.

Edhe pse zyrtarët thonë se ndërrimi i ngjyrës së ujit nuk është rrezik për atletët, disa prej tyre janë ankuar se uji irritoi sytë e tyre.

Një atlet po ashtu ka deklaruar se i gjithë objekti ndihet sikurse dikush të ketë lëshuar gaz të madh nga organizimi, një erë jashtëzakonisht e keqe, shkruan Telegrafi.

Një vendim definitiv pritet të merret për garat që janë paraparë të zhvillohen në disiplinat e zhytjes dhe notit artistik. /Telegrafi/