Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një person në Tetovë, kërcënoi me armë zyrtarët policorë

2020/06/SPB-Tetove.png
SPB Tetovë: Ndalohen 12 persona nga Kosova dhe Shqipëria, keqpërdorën qëndrimin turistik në vend
Në oborrin e një shkolle fillore në Tetovë është gjetur pistoletë

SPB Tetovë njofton se dje është arrestuar një person, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë.

"Më 05.10.2025 në orën 14:30, në rrugën "Fushanska" në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.B.(27) nga Tetova, për shkak se i kishte kërcënuar me pistoletë dhe thikë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare".

"Atij i janë sekuestruar një pistoletë "Walther" me një karikator dhe 6 plumba, si dhe një thikë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.