Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një 33-vjeçar nga Dibra, dyshohet për vjedhje

2023/04/5e7ebde31e3c7_5e7eaa79156c4_arrest-2.jpg

Sot (15.08.2023) nga policia kriminale në SPB Manastir, pas marrjes së informacionit operativ, është ndaluar A.K.(33) nga Dibra, me banim në Manastir.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij, me urdhër gjykate, u gjetën sende që kanë origjinën nga një vjedhje e rëndë e kryer më 14 gusht 2023 në Manastir.

Pas dokumentimit të plotë të rasti ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës./Telegrafi/