Ndahen 60 pajisje bujqësore për fermerët e kryeqytetit
04/04/2025
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë shpërndarë 60 pajisje bujqësore për fermerët e kryeqytetit.
Rama shtoi se ky është një tjetër hap konkret në mbështetje e punës dhe mundit të tyre.
"Do të vazhdojmë të investojmë në bujqësi, një sektor që e forcon ekonominë lokale dhe jetën në zonat rurale të Kryeqytetit. Nesër do të shpërndajmë edhe 30 pajisje bujqësore të tjera për fermerët"./Telegrafi/


