Please enter at least 3 characters.

NATO: Rasmussen e filloi punën në postin e ri

2016/01/f.0803113544213_m.jpg

Në selinë e NATO-s në Bruksel, ai u prit nga liderët më të lartë civilë dhe ushtarakë të Aleancës.

Raportohet se Rasmussen, i cili formalisht e mori detyrën të shtunën, këtë post të lartë në Aleancë, po e merr në kohën kur trupat e jashtme në Afganistan po ballafaqohen me periudhën më vdekjeprurëse, prej vitit 2001.

Rasmussen ka thënë se ai do të mbështesë një dialog me grupe të caktuara të talibanëve të moderuar.

Mendohet se në agjendën e tij, pos tjerash, do të jenë edhe zgjerimi i NATO-s dhe raportet me Rusinë. /REL/