Please enter at least 3 characters.

Nasri zbulon gjënë e vetme që mund ta largojë Luis Enriquen nga PSG-ja

Ish-ylli francez, Samir Nasri, zbuloi të vetmin kusht absolut nën të cilin Luis Enrique do të merrte në konsideratë largimin nga Paris Saint-Germain.

Duke folur në shesh xhirimi të Canal Football Club gjatë një bisede me Laure Boulleau, Nasri ka thënë se strategu 56-vjeçar mund të vendosë të japë dorëheqjen vetëm nëse Barcelona e telefonon.

“A mund të largohet Luis Enrique pasi të ketë arritur trofe ‘të njëpasnjëshëm’? Nëse Barcelona e telefonon një ditë, duke pasur parasysh se është klubi i zemrës së tij, ai mund të mendojë me vete: ‘Dua të kthehem atje’”, tha fillimisht Nasri.

“Menaxhmenti, marrëdhënia e tij me Luis Campos - ai është i lumtur te PSG për momentin. Mund ta shoh Luis Enriquen të largohet vetëm nëse është Barcelona ajo që e thërret”, përfundoi ish-ylli francez.

Ndryshe, Luis Enrique është me kombësi spanjolle, teksa ka luajtur dhe ka drejtuar Barcelonën si trajner.

Si lojtar i Barcelonës, Enrique ka fituar trofe si La Liga, Copa del Rey, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës, teksa si trajner përveç trofeve të përmendur më lartë, ai fitoi edhe Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/