Please enter at least 3 characters.

Nantes e kërcënon me veprimin ligjor Cardiff Cityn për transferimin e Emiliano Salas dhe shumën e 15 milionë funteve

2019/02/GettyImages-1092795442.jpg
272:"CARDIFF, WALES - FEBRUARY 02: Tributes to Emiliano Sala are seen outside the stadium prior to the Premier League match between Cardiff City and AFC Bournemouth at Cardiff City Stadium on February 2, 2019 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi francez Nantes po e kërcënon me një veprim ligjor Cardiffin për paratë e transferimin të Emiliano Sala edhe pse trupi i tij ende nuk është gjetur.

Mirror Sport kupton se Nantes e ka dërguar një e-mail, ku e ka kërkuar pagesën prej 15 milionë funtesh të enjten e kaluar, duke shtuar se nëse nuk kryhet do të ketë pasoja ligjore.

Nantes po kërcënojnë me veprime të mëtejshme nëse nuk e marrin pagesën e parë- pasi pagesa është e ndarë në tri vite. Pagesa duhet të bëhet brenda dhjetë ditësh, pavarësisht se kërkimet për të vazhdojnë pasi ai figuron ende i zhdukur.

Një minutë heshtje për Emiliano Salan . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Cardiff ka pritur deri më tani që t’i kenë faktet e plota për tragjedinë me rrezikun e aeroplanit, Piper Malibu N264DB, i cili u zhdukën bashkë me Salan dhe pilotin David Ibbotson, dy javë më parë.

Hetuesit e kanë zbuluar se aeroplani gjendet në Kanalin e Anglisë me një trup brenda, por ende nuk e kanë identifikuar atë se kush është për shkak të motit të keq.

Një tifoz i Cardiff Cityt . (Photo by Warren Little/Getty Images)

Ata janë gjithashtu duke u përpjekur që të zbulojnë se kush e ka në pronësi aeroplanin, çështjet e sigurimit dhe detaje të tjera rreth fluturimit, që mund të rezultojë edhe me një pagesë nga sigurimi.

Cardiff kuptohet se është i gatshëm të përmbushë detyrimet e tyre të plota, por në anën tjetër Nantes nuk kanë bërë asgjë të paligjshme.

Presidenti i Cardiff Cityt, Ken Choo . (Photo by Matthew Horwood/Getty Images)

Klubi francez Bordeaux gjithashtu ka të drejtë mbi kartonin e lojtarit, pasi që 50 për qind iu ka takuar atyre, pasi Sala ishte pjesë  e tyre në sezonet 2012-2015 përpara se të bashkohej me Nantes.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore konfirmoi të martën se është duke u zhvilluar misioni.

"Po përpiqemi të rimarrim trupin. Nëse jemi të suksesshëm, do të shqyrtojmë mundësinë e rikuperimit të rrënojave të avionëve”.

"Kushtet e forta të baticës nënkuptojnë se ne mund të përdorim vetëm automjetin në distancë (ROV) për periudha të kufizuara çdo ditë dhe kjo do të thotë që progresi është i ngadaltë”.

Tifozat e Cardiff Cityt . (Photo by Stu Forster/Getty Images)

"Pavarësisht nga rezultatet, nuk do të bëjmë një deklaratë tjetër derisa familjet të informohen", ka thënë zëdhënësi.

Mirror Sport e ka kontaktuar Nantesin për një koment në lidhje me rastin, por nuk ka marr përgjigje. /Telegrafi/