Please enter at least 3 characters.

NANË

2019/09/Mother.jpg

Nga: Roger Waters (Pink Floyd, albumi “The Wall”, 1979)Përktheu: Agron Shala

Nanë, çka thu, bombën a kanë me e lëshu?
Nanë, çka thu, këtë kangë a kanë me dëshëru?
Nanë, çka thu, a kanë me m’mundu?
Oh, nanë, a duhet murin me ndërtu?

Nanë, a duhet për kryetar me garu?
Nanë, a duhet qeverisë me i besu?
Nanë, a kanë me m’ba batare mu?
Oh, a ásht veç humbje e kohës për mu?

Praj tash djali jem, ti nuk duhet me lotuKrejt ankthet tua nana ka me t’i jetësuKrejt tutën e saj nana te ti ka me e gjujtëNana ka me t'mbajtë k'tu, nër krahin e sajS’të len me fluturu, ama mun’ t’len me knuNana gjithmonë ka me t’mbajtë rahat e t’sigurtOh, djali, djali jemPadyshim nana ka me t’ndihmu, murin me ndërtu

Nanë, çka thu, a ásht e mirë ajo për mu?
Nanë, çka thu, a ásht e rrezikshme ajo për mu?
Nanë, djalin tand ajo a ka me lëndu?
Oh, nanë, zemrën a ka me ma copëtu?

Praj tash djali jem, ti mos kajNana krejt dashnoret ka me t’i kontrolluNana s’e lejon asnje kudër me t’u afruNana ka me pritë derisa t’kthehesh n’shpiNana gjithmonë ka me ditë ku je kanë tiNana ka me mbajtë djalin shnosh e mirëOh, djali, djali jemGjithmonë fëmijë për mu ki me mbetë 

Nanë, a ásht dashtë (muri) me kanë kaq i naltë?