Please enter at least 3 characters.

Nainggolan thumbon Juventusin teksa nënshkruan shallin e një tifozi të Interit

2017/02/162419611-505f7217-f630-40de-8542-59d51a471151.jpg

Në dalje të hotelit në Milano ku po qëndronte skuadra e Romës ishin mbledhur shumë tifozë.

Pasi te skuadra nga kryeqyteti italian ka shumë lojtarë cilësor, para hotelin ishin mbledhur edhe tifoz zikaltër.

Por, kjo nuk i pengoi Radja Nainggolanit, i cili u ndal për fotografi dhe autografe.

Në një moment belgu iu afrua një tifozi të Interit dhe ia nënshkroi shallin dhe teksa të gjithë të habitur shikonin ylli i Romës tha:

“Për mua nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë problem. E rëndësishme është të mos nënshkruaj te shalli i Juventusit”, ka thënë Radja raporton PremiumSport. /Telegrafi/