Please enter at least 3 characters.

Nainggolan sërish e ka me Interin: Do t’iu tregoj se gabuan

2019/11/GettyImages-1165530642.jpg
240:"CAGLIARI, ITALY - SEPTEMBER 01: Radja Nainggolan of Cagliari in action during the Serie A match between Cagliari Calcio and FC Internazionale at Sardegna Arena on September 1, 2019 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)
12:"Getty Images

Radja Nainggolan po kalon një formë të shkëlqyer te Cagliari, aty ku kaloi në huazim nga Interi.

Cagliari së bashku me mesfushorin belg në ekip, janë një nga befasitë më të mëdha në Serie A, teksa pas 13 ndeshjeve të zhvilluara kanë grumbulluar 25 pikë dhe renditen në vendin e katërt.

Belgu ka dhënë një intervistë ku tha se dëshiron t’i tregojë Interit se gabuan që e larguan dhe tregon arsyen pse zgjodhi Cagliarin.

Radja Nainggolan . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Unë dua t’i tregoj Interit se ata gabuan. Jam duke luajtur shumë mirë dhe rezultatet e Cagliarit janë gjithashtu të mira. Është diçka shumë e mirë për mua, edhe pse nuk dua të gëzohem para kohe”.

“Mund të kisha shkuar te Fiorentina ose tek disa ekipe të tjera, por problemi që kishte gruaja ime më bëri që zgjedhja ime të ishte Cagliari. Preferova të zgjedh qytetin ku ajo jeton”.

Radja Naiggolan dhe Cagliari . (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

“Ajo po lufton me sëmundjen e saj dhe për fat të mirë gjithçka po shkon shumë mirë”, ka thënë Nainggolan. /Telegrafi/