Nagavci: Shtrëngimi i duarve Thaçi-Kurti në aktivitete ceremoniale, nuk është pajtim për gjithçka e me këdo
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se jo të gjitha aktivitetet e të gjitha takimet u pëlqejnë qytetarëve, duke shtuar se dikush ka mendime ndryshe, e dikush ka zili.
Nagavci duke komentuar shtrëngimin e duarve mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se shtrëngimi i duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, transmeton Telegrafi.
"Shtrëngimet e duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, janë më shumë kurtoazi, por dhe tregues se ne jemi këtu, për të punuar deri në përmbushjen e premtimeve tona, deri në realizimin e synimit për një shtet zhvillimor, shtet të së drejtës e shtet social. Për një shtet të tërë me integrtet, dinjitet e sovranitet. Andaj, njerëz të vullnetit të mire, bashkë me ndershmëri e dashuri të punojmë për vendin! Gëzuar", ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Telegrafi.
Shkrimi i plotë:"Gëzuar 12 vjet Pavarësi Kosovë!Në ditë festash zakonisht kemi gëzim e shpresë.Ndjejmë dhimbje e mall për ata që s’i kemi pranë, vlerësim e respekt për ata që sakrifikuan më të shtrenjtën nga vetja që ne të festojmë në liri.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
E pranishme në këtë solemnitet është edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidenti Thaçi është përshëndetur me shtrëngim duarsh me kryeparlamentaren Osmani dhe kryeministrin Kurti.
Ndryshe, shtrëngimi i duarve mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti, ka ngjallur reagime të shumta nga ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë pohuar se Kurti ka shkelur parimet e veta. /Telegrafi/


