Please enter at least 3 characters.

MY Shawarma për herë të parë në Ferizaj

Pas suksesit me shumë pika anë e mbanë Kosovës, MY Shawarma po vazhdon zgjerimin e saj me hapjen e një lokacioni të ri. Këtë herë, qyteti i Ferizajt do të mirëpresë pikën më të re të këtij brendi të njohur.

Hapja zyrtare është sot, më 3 prill, duke filluar nga ora 16:00, në qendrën tregtare “Ring Mall”, njoftimi është bërë përmes rrjeteve sociale. Ky event pritet të sjellë një atmosferë festive për të gjithë vizitorët.



Gjatë ditës së hapjes do të ketë shumë befasi dhe aktivitete argëtuese, përfshirë lojëra të ndryshme ku të pranishmit do të kenë mundësinë të fitojnë shpërblime të shumta, duke filluar nga produkte ushqimore deri tek çmime në vlera monetare.

Në mesin e lojërave do të jetë edhe sfida “10 sekondshi”: ata që e ndalin “contdown-in” brenda 10 sekondave do të fitojnë produkte falas.

Një ofertë speciale për ditën e hapjes: doneri vetëm 0.99€.

Ashtu si në çdo pikë tjetër të MyShawarma, edhe në këtë lokacion do të ketë oferta të ndryshme dhe promocione të vazhdueshme për klientët.

Mos e humbisni këtë event dhe bëhuni pjesë e hapjes së madhe në Ferizaj!

true