Please enter at least 3 characters.

Mustafi drejt rikthimit në Serie A, kërkohet nga gjiganti italian

2019/12/GettyImages-1183408344.jpg
300:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 24: Shkodran Mustafi of Arsenal battles for possession with Bruno of Vitoria Guimaraes during the UEFA Europa League group F match between Arsenal FC and Vitoria Guimaraes at Emirates Stadium on October 24, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Naomi Baker/Getty Images)
12:"Getty Images

Shkodran Mustafi pritet të jetë njëri nga lojtarët e parë të larguar nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi shqiptar ka humbur vendin e titullarit tek klubi londinez dhe largimi nga ‘Emirates Stadium’ duket i pashmangshëm.

E ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në Serie A, kampionat që i dha famën mbrojtësit shqiptar.

27-vjeçari është bërë objektiv i Milanit që kërkon ta përforcojë repartin e mbrojtjes.

Shkodran Mustafi. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Rossonerët që kanë nënshkruar tani me Zlatan Ibrahimovic, mendojnë të ofrojnë rreth 15 milionë euro për shqiptarin.

Gjithsesi për lojtarin ka interesim edhe nga skuadra gjermane dhe ato spanjolle.

Në rast nënshkrimit me Milanin, për Mustafin do të ishte një rikthim në futbollin italian ku luajti për dy vite e gjysmë me Sampdorian.

Më parë shqiptari me pasaportë gjermane ka luajtur edhe për Hamburgun, Evertonin dhe Valencian para se t’i bashkohej Arsenalit në verën e vitit 2016. /Telegrafi/