Please enter at least 3 characters.

Mustafa uron Fitër Bajramin: Festat e tilla forcojnë besimin në vlera të larta njerëzore

2017/08/Konference-e-Isa-Mustafa-dhe-Sigmar-Gabriel-foto-Ridvan-Slivova-31.jpg
14:"Ridvan Slivova

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar festën e Fiter Bajramit.

Përmes një telegrami urimi, Mustafa ka thënë se festat e tilla forcojnë besimin në vlera të larta njerëzore të dashurisë, sakrificës, faljes dhe solidaritetit.

Urimi i plotë:Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, urime Festa e Fitër Bajramit.Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas një muaji agjërimi, le të pranohen të gjitha lutjet e besimtarëve myslimanë. Uroj që solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë në familjet tona.Festat e tilla forcojnë besimin në vlera të larta njerëzore të dashurisë, sakrificës, faljes dhe solidaritetit. Poashtu, dëshmojnë dhe forcojnë unitetin qytetar dhe tolerancën ndërfetare në Republikën e Kosovës.Paqe dhe gëzime në familjet e juaja. Urime!/Telegrafi/