Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Pretendimi se Ujmani u ndërtua me financat e Serbisë i pavërtetë, Kosova t'i prezantojë të dhënat

2017/12/Muhamet-Mustafa-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në debatin se a ka investuar Kosova apo Serbia, në ndërtimin e Liqenit Artificial dhe Hidrocentralit të Ujmanit, është përfshirë edhe profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa.

Ai në profilin e tij, në Facebook i është kundërpërgjigjur gazetarit serb, Mijat Lakiçeviq, ku ky i fundit pretendon se shteti serb e kishte ndërtuar Liqenin dhe Hidrocentralin e Ujmanit. E Mutafa ka treguar se akumulimi për këtë liqe dhe hidrocentralin në fjalë është bërë tërësisht me fonde të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës duhet të prezantojë këto të dhëna në mënyrë zyrtare. Apetitet e Serbisë ndaj pronës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duhet të diskreditohen dhe pamundësohen”, ka theksuar Mustafa.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Mustafës: