Please enter at least 3 characters.

Mustafa: PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit, ai njeh logjikën e kapjes së të gjitha pushteteve

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa ka thënë se e kanë kuptuar me kohë lojën e kryeministrit, Albin Kurtit duke thënë se "ai nuk njeh logjikë tjetër, pos kapjen e të gjitha pushteteve”.

Sipas tij, Kurti nuk është në politikë për të ndërtuar por vetëm për të marrë sa më shumë pushtet dhe për të sunduar.

“PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit. Ky njeri nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve. Ai nuk është në politikë për të ndërtuar, por vetëm për të marrë sa më tepër pushtet dhe për të sunduar. Prandaj, nuk i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra për president dhe të bëjë filma”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/