Please enter at least 3 characters.

Musliu: Problemi i Serbisë nuk është Vulini, por ai që e ka emëruar atë - Vuçiqi

2022/11/Agim-Musliu-interviste-foto-Ridvan-Slivova-20-e1668599719730.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Pas dorëheqjes së drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin, drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka thënë se problemi i Serbisë nuk është Vulini, por presidenti i cili e ka emëruar atë, Aleksandar Vuçiq.

Musliu përmes një postimi në rrjetin social X ka shkruar se edhe drejtori tjetër i BIA-së do të jetë i njëjti, pasi siç u shpreh ai Vuçiqi udhëheq me Serbinë.

“Drejtori i Inteligjencës së Serbisë, Vulin dha dorëheqjen. Vulin nuk është problemi i Serbisë, por ai që e ka emëruar. Ky problem do të zgjidhet me dorëheqjen e Vuçiqit. Drejtori tjetër i BIA-së, do të jetë i njëjti, sepse i njëjti është dhe Vuçiq”, ka shkruar Musliu në X.

Ndryshe, drejtori i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë. /Telegrafi/