Please enter at least 3 characters.

MUNGESA

2019/09/Juan-Manuel-Inchauspe-e1568625618341.jpg

nga: Juan Manuel InchauspePërktheu: Maksim Rakipaj

Ndonjëherë
në rrapëllimën e kotë të ditës
dritëza jote, gati e shuar, beftaz ndez
padurimin mes nesh.

Asnjëri s’flet.
Asnjëri gjë nuk thotë.
Mes kësaj rrapëllime dhe mallit për ty
shkëlqen e vetmja dritë që na ndrit.