Please enter at least 3 characters.

Mundësja rrëzon të gjitha kundërshtaret, pastaj edhe trajnerin e saj (Foto/Video)

2016/08/mundje.jpg
15:"© Getty Images

Risako Kawai, fituesja japoneze e medaljes së artë në mundje, ka festuar triumfin duke përplasur trajnerin e saj 56 vjeçar në tokë para se të parakalonte me të mbi shpatulla.

21 vjeçarja, e cila rrëmbeu medaljen e katërt të artë në mundje për femra në Rio, mahniti turmën me festimin e çuditshëm.

“Para finales, trajneri më tha se donte ta ngrija mbi shpatulla”, tha ajo për mediat vendase.

Kawai mposhti kampionen evropiane Mariya Mamashuk nga Bjellorusia me një rezultat 3 -0 në stil të lirë -63 kg këtë të enjte, në herën e saj të parë në Lojërat Olimpike.