Mrekulli në Romë, Perotti shënon golin e vitit në Evropë (Video)
24/11/2016
Sulmuesi argjentinas i Romës, Diego Perotti ka shënuar një gol spektakolar ndaj Viktoria Plzen.
Roma ka ngritur epërsinë në 3-1, ndërsa Perotti ka shënuar në minutën e 82-të.
Anësori argjentinas realizoi në mënyrë akrobatike me ‘rabona’ për t’i ngritur të gjithë të pranishmit në ‘Olimpico’ në këmbë.
Pas kësaj fitore Roma ka siguruar pozitën e parë në Grupin E. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x53e3kr_diego-perotti-goal-hd-as-roma-3-1-viktoria-plzen-24-11-2016-hd_sport


