Please enter at least 3 characters.

MPJ e Maqedonisë hapi dyert për qytetarët

2016/01/mpj-e-maqedonis-euml-kthen-mbrapsht-euml-diplomat-euml-t-shqiptar-euml_hd.jpg

Ministria e Punëve të Jashtme sot nga ora 11:00 deri në ora 17:00 i hapi dyert për qytetarët.

Të gjithë të interesuarit kishin mundësi të shkonin në hapësirat e ministrisë dhe t'i paraqesin vërejtjet e tyre, propozimet dhe idetë para ministrit Bujar Osmani dhe punonjësve në MPJ.

"Për herë të parë, ministri i hapi dyert për qytetarët, por edhe për mërgimtarët të cilët në mënyrë tradicionale vinë në vendin amë gjatë verës. U takova me kategori të ndryshime të personave me të cilët bisedova për tema të ndryshume. Të gjithë kishin pikëpamjet e tyre dhe mendime", shkroi Osmani.

Ai thotë se po bëhen përpjekje maksimale që të ndihmohen qytetarë, ndërsa qytetarët të marrin shërbimet nga ambasadat./Telegrafi/