Please enter at least 3 characters.

MPB: 13 shoferë të arrestuar brenda 24 orëve për shkelje në trafik

policia mk
policia mk
policia mk

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë privuar nga liria 13 shoferë për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve.

Tetë prej tyre kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa një shofer në Kavadar është kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe një në Veles, pavarësisht masës së ndalimit.

Dy shtetas të huaj, një nga Turqia dhe një nga Ukraina, janë arrestuar pasi në autostradat A1 dhe Shkup–Veles kanë drejtuar me shpejtësi dyfish më të madhe se e lejuara.

Pas dokumentimit të rasteve, MPB-ja paralajmëron kallëzime përkatëse dhe apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut.