Please enter at least 3 characters.

MPB: 11 denoncime për dhunë në familje në 24 orët e fundit, katër persona janë privuar nga liria

MPB Maqedoni njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 denoncime për dhunë në familje, ndërsa katër persona janë privuar nga liria.

"Më 20.04.2026 në orën 22:45 në SPB Berovë, një grua 43-vjeçare nga një fshat i Pehçevës ka denoncuar se më 19.04.2026 rreth orës 20:30 në oborrin e saj në fshat, ish-bashkëshorti i saj M.M. (42) nga fshati njëjtë e ka sulmuar fizikisht atë dhe vajzën e tyre 16-vjeçare.Më 20.04.2026 në orën 11:30 në SPB Tetovë, një grua 33-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se një ditë më parë rreth orës 21:00, pas një grindjeje të mëparshme verbale, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj E.C".

"Më 20.04.2026 në orën 23:30 në rrugën "Kiro Ristovski Dërnc" në Tetovë, nëpunës policorë nga SP Tetovë e privuan nga liria V.A. (32) nga Tetova. Ai u denoncua nga gruaja e tij 30-vjeçare se një ditë më parë rreth orës 18:00 e kishte kërcënuar me një send të mprehtë dhe kishte tentuar ta dëbonte nga shtëpia".

"Më 21.04.2026 në orën 06:40 në Tetovë, nëpunësit policoër ndaluan B.O. (44) nga Tetova, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm për dhunë familjare. Ai u ndalua në stacion policor dhe gjatë alkotestit, iu matën 2.22 promilë alkool në gjak".

"Më 20.04.2026 në orën 17:00 në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria I.R. (44) nga Ohri, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm nga vëllai i tij se e kishte sulmuar fizikisht për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme".
"Më 20.04.2026 në orën 15:50 në NJPB Strugë, një grua 30-vjeçare nga Struga denoncoi se rreth orës 11:50 në Tregun e Qytetit në Strugë ishte sulmuar fizikisht nga ish-vjehrra e saj".

"Më 20.04.2026 në orën 22:10 në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria R.K. (40) nga Kavadari, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 37-vjeçare, me të cilën ishte në procedura shkurrorëzimi".

"Më 20.04.2026 në orën 21:08 në SPB Velesit, një grua 77-vjeçare nga Negotina denoncoi se djali i saj 52-vjeçar, i cili kishte probleme shëndetësore, ishte sjellë në mënyrë agresive dhe i kishte bërë kërcënime, si dhe kishte dëmtuar një send në shtëpi. Ai u dërgua në institucion shëndetësor dhe u njoftua prokurori publik".

"Më 21.04.2026 në orën 02:30 në SPB Shkup, një grua 27-vjeçare njoftoi se më 20.04.2026 rreth orës 21:00 në shtëpinë e tyre në zonën e Karposhit, bashkëshorti i saj K.S. (38), me të cilin ishte e ndarë, kishte bërë kërcënime me anë të telefonit ndaj saj dhe familjes së saj".

"Më 20.04.2026 në orën 19:45 në Stacionin e Policisë Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me Sh.M. (21) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se rreth orës 12:50 në zonën e Shuto Orizarës, e kishte sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore 24-vjeçare".

"Më 21.04.2026 në orën 04:00 në SPB Shkup, një grua 28-vjeçare nga Shkupi ka njoftuar se më 17.04.2026 në Dibër, ku po qëndronte me partnerin e saj të tanishëm jashtëmartesor, pasi kishte dalë nga një objekt hotelierik, ishte futur me forcë në një automjet pasagjerësh nga ish-partneri i saj I.V., të cilin e drejtonte një person tjetër, pas çka kanë shkuar në shtëpinë e një të afërmi të I.V. në një fshat të Shkupit. Sipas denoncimit, ajo është mbajtur atje me forcë deri më 20.04.2026, ndërsa ish-partneri i saj ka kryer akt të dhunshëm seksual dhe e keqtrajtuar fizikisht. Më 20.04.2026 rreth orës 19:30 ajo ka arritur të ikë dhe e ka denoncuar rastin".

Po merren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, do të ngrihen kallëzime përkatëse ndaj autorëve.