Please enter at least 3 characters.

Mozzik pas vizitës te një familje e varfër: Zoti mos iu provoftë me skamjen

2018/09/elzxzz-e1540930858392.jpg

Reperi i njohur Mozzik është shumë i pëlqyer për muzikën që bën.

Ai numëron me mijëra fansa anë e mbanë trevave shqiptare, ndërsa është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Në postimin e fundit të bërë në rrjetin social Instagram, reperi ka treguar se së fundmi ka vendosur të vizitojë një familje skamnore.

Bëhet fjalë për familjen Miftari në Talinoc të Ferizajit, e cila jeton në kushte të vështira jetese.

Mozzik ka shkëmbyer një fotografi me familjen e saj, të cilën të njëjtën më pas e ka publikuar në Instagram me një mbishkrim prekës.

"Vizitova familjen Miftari në Talinovc të Ferizajit! Nuk po e zgjas shumë vetëm di t'ju them: Zoti mos i'u provoftë me skamje", janë fjalët e reperit në Instagram.

Ndërkohë, komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për kohën që ka gjetur të vizitojë një familje në nevojë. /Telegrafi/