Please enter at least 3 characters.

Mourinho pranon se e meritoi shkarkimin nga Unitedi, por thotë se situata aktualisht është më e keqe

2019/09/JoseMourinhotribuina.jpg
228:"LONDON, ENGLAND - APRIL 13: Jose Mourinho is seen in the stands prior to the Premier League match between Fulham FC and Everton FC at Craven Cottage on April 13, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho ka pranuar se e ka merituar shkarkimin nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, mirëpo nuk po e shijon vuajtjen e Djajve të Kuq nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Pas humbjes nga West Hami (2-0), Unitedi ka rënë në pozitën e tetë në tabelën e Ligës Premier, për ta shtuar presionin mbi trajnerin aktual.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Klubi ishte në vend të gjashtë kur e shkarkoi Mourinhon në mes të sezonit të kaluar, ndërkohë që tifozët nuk ishin të kënaqur me lojën defensive që bënte portugezi.

"U shkarkova, ndoshta e kam merituar, sepse unë isha përgjegjës si trajner, mirëpo realiteti i hidhur është se ata tash janë shumë më keq".

"Dhe për mua, kjo është pikëlluese. Ndoshta njerëzit mendojnë se po e shijoj këtë situatë, por unë nuk po kënaqem aspak", ka deklaruar Mourinho për Sky Sports. /Telegrafi/