Please enter at least 3 characters.

Mourinho pas debutimit me fitore te Tottenhami: Jam shumë i lumtur

2019/11/Mourinho-Kane.jpg
314:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 23: Jose Mourinho, Manager of Tottenham Hotspur embraces Harry Winks and Harry Kane of Tottenham Hotspur after the Premier League match between West Ham United and Tottenham Hotspur at London Stadium on November 23, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho ka treguar se ndihet i lumtur pas fitores në debutim me ekipin e ri Tottenham Hotspur.

Tottenhami ka marrë një fitore të madhe me rezultat 3-2 në udhëtim te West Hami në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Kjo fitore vjen në takimin debutues të trajnerit të ri, Mourinho, i cili ndihet i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e lojtarëve.

"Njëmbëdhjetë muaj pa muzikë në dhomat e zhveshjes, pa buzëqeshje, pa lumturi dhe ata e bënë atë", ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.

"Jam shumë i lumtur me ta [lojtarët]. Jam shumë i lumtur për ta".

Jose Mourinho (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Nëse dikush nuk e shikoi lojën dhe thjesht e di rezultatin, ata do të mendojnë se ishte shumë, shumë e vështirë për ne të fitonim".

"Ndjenja është se ne ishim më afër 4-0 sesa që West Ham ishte 3-1", përfundoi portugezi. /Telegrafi/