Mourinho nuk mendon se janë shumë 222 milionë euro për Neymarin
03/08/2017
Barcelona tashmë ka konfirmuar se Neymar ka prishur kontratën një anshëm,duke e paguar klauzolën e largimit prej 222 milionë eurove.
Sulmuesi brazilian tashmë pritet vetëm edhe të kryej testet mjekësore dhe të prezantohet te Paris Saint-Germain.
Shuma e lartcekur nuk është e ekzagjeruar sipas Jose Mourinhos, i cili ka pohuar se ylli i Barcës kushton çdo qindarkë.
"Kur ne paguam mbi 100 milionë euro për Pogban, unë thashë se nuk ishte i shtrenjtë", tha portugezi.
"Futbollistë të shtrenjtë janë lojtarët që shiten për shuma marramendëse përkundër faktit se nuk kanë kualitet të madh. Mendoj se me Neymarin, si me Pogban do të ndodhë e njëjta gjë. Unë nuk mendoj se ai është i shtrenjtë", tha Jose Mourinho. /Telegrafi/


