Please enter at least 3 characters.

Mourinho kërkon transferimin e Cavanit te Roma

2021/07/1300715494-scaled.jpeg
504:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 06: Edinson Cavani of Manchester United celebrates after scoring their team's first goal during the Premier League match between Manchester United and Everton at Old Trafford on February 06, 2021 in Manchester, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Alex Pantling/Getty Images)
12:"Getty Images

Edin Dzeko është duke i kaluar ditët e tij të fundit si një futbollist i Romës.

Sulmuesi boshnjak do të largohet nga Olimpico pas gjashtë viteve qëndrim, derisa e ardhmja e tij duket se do të jetë në Turqi.

Besiktasi është skuadra më e interesuar për transferimin e Dzekos dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Jose Mourinho nuk dëshiron të mbetet gjatë pa sulmues dhe tanimë i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se kë e dëshiron si zëvendësim të boshnjakit.

Calciomercato ka raportuar se 'Special One' ka kërkuar transferimin e sulmuesit uruguaian, Edinson Cavani i cili shkëlqeu me Manchester United edicionin e kaluar.

34-vjeçari shënoi 17 gola në 39 paraqitje me Djajtë e Kuq, derisa ka edhe një vit kontratë me gjigantin anglez.

Drejtuesit e Romës synojnë të futen në bisedime me ata të United pasi Mourinho e do me çdo kusht uruguaianin te Roma. /Telegrafi/