Motra e Ritës konfirmon se këngëtarja e famshme do të mbajë koncert në Kosovë (Video)
21/11/2015
E pranishme në Kosovë për pjesëmarrjen në TEDxPrishtina, Elena Ora – motra dhe menaxherja e yllit botëror, Rita Ora, ka treguar se i u bë pjesë e këtij edicioni
Duke folur për Rrokum, ajo thotë se fakti që Rita asht bërë ambasadore e Kosovës, e ka shtyrë të mendojë për vendin e saj të origjinës.
Sipas Elenës, Shkolla e Arteve Skenike që Rita Ora pritet ta hapë në Prishtinë, do t’i mësojë nxënësit si të përfitojnë nga performanca në skenë
Ajo thotë se Kosova po i humbë talentet. Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/


