Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2020/12/vjeshta-moti.png

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Në orët e mëngjesit nëpër lugina do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës do të ketë lagështi.

Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 13 deri 18 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil./Telegrafi/