Moti sot në Maqedoni, me vranësira dhe reshje shiu
09/09/2022
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira lokale deri në mesatare dhe me mundësi për reshje të shiut.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor dhe jugperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 17, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 28 gradë.
Fundjava pritet të jetë me diell dhe me rritje të temperaturave.


