Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoni

2016/11/Moti-diell-vjeshte.jpg

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, por i ftohtë me erë të dobët veriore dhe me temperatura nën zero në disa vende.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -5 deri në 3 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 10 deri 15 gradë celcius, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me erë të dobët veriore dhe me temperatura prej -2 deri 14 gradë celcius./Telegrafi/