Please enter at least 3 characters.

Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzim në det të forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/