Moti në Shqipëri
17/09/2025
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta transparente.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15 m/s.
Deti - Valëzimi i forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/


