Please enter at least 3 characters.

Mot përvëlues, temperaturat sot deri në 33 gradë

2016/06/fundjava-me-diell-java-e-ardhshme-m-euml-e-ngroht-euml_hd-1200x630.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i nxehtë.

IHK njofton se kjo situatë vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj  te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë. /Telegrafi/