Please enter at least 3 characters.

Mot përvëlues në Shqipëri, termometri arrin 41 gradë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se të Shqipëria të mërkurën do të vazhdojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

SHMU njofton se moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/