Please enter at least 3 characters.

Mot me shi në Shqipëri, hera-herë edhe shtrëngata

Foto: Arkiv

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të premten do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

“Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në jug e gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në orët e pasdites reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herë shtrëngatat afatshkurtra”, thuhet në njoftim.

Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/