Mot me diell, temperaturat deri në 29 gradë
26/05/2026
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri 29 gradë.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/


