Mot me diell, temperaturat deri 21 gradë
18/04/2026
Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa pasdite në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21 gradë.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, ku sipas MeteoKosova herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-54 km/h.


