Please enter at least 3 characters.

Mot me diell dhe vranësira, temperaturat deri 20 gradë

2019/09/moti.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rritje. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/