Mot me diell dhe vranësira
14/11/2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0°C, ndërkaq ato maksimale nga 10 deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Telegrafi/


