Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët, temperaturat deri në 14 gradë

2023/10/Vjeshte-Prishtina-hotel-Grandi-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe intervale të shkurtra me diell.

IHK njofton se në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë lehtësisht më të ulëta.

Temperaturat minimalet do të jenë nga 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-13m/s. /Telegrafi/