Please enter at least 3 characters.

Mot dimëror gjatë kësaj jave – sot priten reshje bore

2021/04/Moti-me-bore-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Mot më dimëror me rënie të temperaturave pritet të mbajë gjatë kësaj jave në vendin tonë.

Të reshurat e shiut që kanë rënë gjatë fundjavës, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme duke u shndërruar më vonë edhe në reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Më pas do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht me vranësira, me mundësi për të reshura shiu ditën e mërkurë dhe premte.  Temperaturat nga dita e enjte edhe shënojnë një rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare.

Cilësia e ajrit pëson përkeqësim në periudha më të qeta, pa qarkullim të mirëfilltë ajror dhe pa të reshura, që parashihen kryesisht ditën e martë, kur edhe indeksi mund të kaloj në vlera të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes.

Sa i përket parametrit të erës, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/