Please enter at least 3 characters.

Mosmarrëveshje në trafik, policia arreston të dyshuarin që goditi me veturë dhe sulmoi fizikisht një qytetar

2024/11/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5-1-780x439-1.jpg

Një mosmarrëveshje në trafik ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë.

Policia njofton se pas mosmarrëveshjes në trafik, një person kishte goditur me veturë një tjetër.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje në trafik pasi e kishte goditë me veturë viktimën mashkull kosovar, kishte dalë nga vetura dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK", vijon njoftimi i policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/